Ky vendim gjyësor do ta ndalonte shefin ekzekutiv Mathias Doepfner që ta përsëriste një term nënçmues për liderin turk.
Por, gjykata refuzoi kërkesën e Erdoganit, duke u bazuar në “të drejtën e palës mbrojtëse për liri të shprehjes së mendimit”, thuhet në një kumtesë, raporton Reuters.
Erdogan kishte probleme të njejta me gazetarët në Gjermani edhe më parë, pasi komediani gjerman Jan Boehmermann e kishte talluar atë gjatë një emisioni televiziv. /Insajderi.com