Erdogan: BE-ja ka nevojë për Turqinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: BE-ja ka nevojë për Turqinë

    Insajderi
    19 April 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke e përshkruar raportin si “provokativ”, Erdogan ka thënë se shumica e kritikave për Turqinë, që vijnë nga Perëndimi, “kanë qëllime të këqija”.

    “Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë më shumë se Turqia për Bashkimin Evropian”, ka thënë Erdogan.

    Javën e kaluar, Parlamenti Evropian ka miratuar raportin vjetor të progresit për Turqinë, i cili kritikon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së medias, më 2015, shkruan Rel.

    Sot në Bruksel, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se marrëveshjet evropiane të të drejtave të njeriut do të përbëjnë bazën e kushtetutës së re të Turqisë.

    Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Turqi, është duke nxitur krijimin e kushtetutës së re, por kritikët shprehen të shqetësuar se karta e re do të përqendrojë shumë pushtet në duart e presidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark