Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan është deklaruar rreth tentimeve për grusht shteti ndaj regjimit të tij.
Ai ka thënë se kjo situatë është një udhëzues nga Allahu për njerëzit e Turqisë, që të vazhdojnë edhe më tutje përpara.
“Kjo është një dhuratë e madhe e Allahut që ne të ecim para. Është një sfidë që ne do ta marrim si shembull, si udhëzues nga Allahu”.
“Një pjesë e ushtrisë që e ka mashtruar dhe tradhtuar ushtrinë, e ka marrë këtë vendim pa vullnetin e institucionit. Çfarë do që ata thonë, nuk do mund ta mposhtin Turqinë. Turqia do të mbet Turqi, kështu siç është”, tha Erdogan.
Ai tha se të gjithë tradhtarët do të paguajnë një çmim të rëndë. /Insajderi.com