Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se këmbëngulësia e BE-së që të mos e pranojë Turqinë si anëtare të plotë vjen për shkak të islamofobisë që ekziston në BE.
Duke folur në një iftar në Stamboll të premten, ai ka thënë se Evropa ka standarde të dyfishta ndaj Turqisë dhe se ky tashmë është fakt i padiskutueshëm, shkruan dailysabah.com
Ai ka thënë se BE-ja do të përballet edhe me më shumë shkëputje të shteteve në të ardhmen e afërt nëse vazhdon me të njëjtin mentalitet.
Tutje, ai tha se se BE-ja me vite të tëra ka mashtruar Turqinë në rrugëtimin e saj në integrimet evropiane.
“I kemi kushtuar rëndësi BE-së dhe punuam me përkushtim, kemi qenë të mashtruar. Shembulli i fundit është qëndrimi johuman në raport me refugjatët i cili ngjalli debate rreth parimeve të BE-së. Me rritjen e tendencave islamofobe në Evropë, askush nuk mund të mohojë se Evropa është islamofobe. Dua të them qartë se kjo që i bëhet Turqisë është pa mëdyshje islamofobi dhe pikërisht nga kjo arsye vonon pranimi ynë në atë bashkësi”, tha Erdogan./Insajderi.com