Erdogan kundërshton sanksionet ndaj Katarit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan kundërshton sanksionet ndaj Katarit

    Insajderi
    07 June 2017 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një fjalim të mbajtur në iftarin tradicional të Kryesisë së Marrëdhënieve me Jashtë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se: “Nuk është kurrë e drejtë të mbështetësh një organizatë terroriste e cila kryen spastrime etnike në rajonet e pushtuara dhe që herë bashkëpunojnë me regjimin dhe herë me DEASH-in”.

    “Nuk ka asnjë shans për sukses iniciativa e cila nuk vendos vizionin e zgjidhjes politike dhe që injoron dinamikat sociale dhe kulturore të rajonit. Nuk mund të jetë kurrsesi forcë demokratike një organizatë terroriste e cila nuk njeh të drejtën e jetës askujt përveçse vetes. E vetmja shprehje që mund të përshkruajë një strukturë të tillë është koncepti ‘organizatë terroriste'”, raporton AA.

    Erdogan ka thënë se ai nuk i k konsideron të drejta sanksionet e nisura kundër Katarit.

    “Dëshiroj të theksoj se nuk i konsiderojmë të drejta sanksionet e nisura kundër Katarit. Kjo ngjarje e përjetuar në një kohë kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për solidarizim dhe bashkëpunim, nuk është aspak në të mirën e asnjë vendi, kryesisht në rajonin tonë”, shtoj Erdogan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark