Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Rusisë gjatë kësaj jave, në udhëtimin që shihet gjerësisht si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e dyzuara që prej rrëzimit të avionit rus nga ata turq në fund të vitit të kaluar.
Ndërkohë, marrëdhëniet me aleatët tradicionalë si Shtetet e Bashkuara apo Europa po tregojnë tendosje në rritje pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.
Vizita e së martës në Shën Pjetërburg, për bisedime me homologun rus Vladimir Putin, do të jetë e para e Erdoganit jashtë vendit që prej “puçit” të 15 korrikut, gjatë të cilit një grup oficerësh ushtarakë turq – të konsideruar tradhtarë nga autoritetet turke – u përpoqëm të merrnin pushtetin.
Turqia dhe Rusia, të cilat nga ana e tyre e përshkruajnë njëra-tjetrën si partnere strategjike, janë përfshirë në një përkeqësim marrëdhëniesh. /Insajderi.com