Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave nga Qipro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan nuk pranon tërheqjen e trupave nga Qipro

    Insajderi
    13 January 2017 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se tërheqja e plotë e trupave turke nga Qiproja e ndarë “është jashtë diskutimeve”

    Shpresat për ribashkimin e Qipros janë rritur këtë javë, pas bisedimeve midis qipriotëve turq dhe grekë

    Por, një numër pengesash vazhdojnë të mbeten.

    Komunitetet e ishullit janë ndarë që nga viti 1974.

    Pengesat kryesore për marrëveshje përfshijnë kthimin e pronës te dhjetëra-mijëra qipriotë që kanë ikur nga shtëpitë e tyre në vitin 1974, si dhe praninë e trupave.

    Turqia ka 30,000 trupa të stacionuara në veri të ishullit.

    Edhe sot, presidenti i Qipros greke, Nicos Anastasiades, ka përsëritur thirrjen për tërheqjen e të gjitha trupave turke.

    Por, Erdogan tha se trupat turke do të mbeten derisa Greqia të pajtohet për tërheqjen e forcave të saj.

    Të enjten, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se diskutimet janë “në një pikë kritike” dhe se ekspertët teknikë do të vazhdojnë tani takimet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark