Erdogan: Opozita nuk janë të vetëdijshëm përse thonë ‘Jo’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan: Opozita nuk janë të vetëdijshëm përse thonë ‘Jo’

    Insajderi
    15 April 2017 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan sot në Stamboll deklaroi se partitë opozitare që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese në Turqi, në fakt nuk janë të vetëdijshme përse thonë ‘jo’, dhe mendojnë se politika është që vazhdimisht të jesh kundër, pa paraqitur ndonjë propozim, raporton Anadolu Agency.

    Erdogan iu drejtua qytetarëve të mbledhur në një pjesë të Stambollit të quajtur Tuzla, dhe me këtë rast komentoi mbi referendumin e nesërm për ndryshimet kushtetuese në vendin e tij.

    Presidenti turk theksoi se populli i vendit të tij nesër mbrëma do të përjetojë festën e tij.

    “Disa thonë se ata që thonë ‘jo’ dhe ata që thonë ‘po’ janë në të njëjtin vend. Unë respektoj ata, kur thonë ‘jo’, sepse kjo është demokracia. Por, nuk mund të vendosë në pozitën e njëjtë me ata që thonë ‘po’. Sepse, atëherë pse gjithë kjo luftë e madhe?”, ka thënë Erdogan.

    Ai shtoi se “ndryshimet kushtetuese, parashikojnë një sistem të udhëheqjes së shtetit, e cila është thelbësore për popullin por edhe për fëmijët e këtij kombi”.

    Erdoğan tha se ata që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese, nuk kanë kurrfarë propozimi të tyre, por vetëm thonë “të mos bëhet, të mos ndryshojë”.

    “Ata mendojnë se politika është kundër çdo gjëje, prandaj thonë ‘jo’ si në këtë rast. Duke patur parasysh se nuk janë të vetëdijshëm përse thonë ‘Jo’, në mënyrë konstante thonë marrëzira”, ka thënë Erdogan.

    Në lidhje me pretendimet për futjen e dënimit me vdekje në Turqi, Erdogan theksoi: “Qëndrimi im për dënimin me vdekje është i ditur. Vendimin që do të marrim nesër, në të njëjtën kohë do t’i hapë rrugën edhe kësaj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark