Erdogan për CNN: Nuk jam diktator, ndryshimet po i bëj për Turqinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan për CNN: Nuk jam diktator, ndryshimet po i bëj për Turqinë

    Insajderi
    18 April 2017 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka këmbëngulur se planet e tij për të marrë kompetenca të reja gjithëpërfshirëse nuk e bëjnë atë diktator.

    Në një intervistë për CNN, Erdogan ka thënë se pakoja e reformave kushtetuese – e mbështetur nga një shumicë e vogël e votuesve turq në një referendum të zhvilluar të dielën – nuk është krijuar për interesa të tij.

    “Unë jam njeri vdekatar, mund të vdes në çdo kohë”, ka thënë ai, duke folur nga pallati i tij presidencial në Ankara, në intervistën e parë që prej mbajtjes së referendumit, transmeton Express.

    Erdogan ka hedhur poshtë akuzat se me kompetencat e reja gjithëpërfshirëse ai synon të përfitojë personalisht, dhe se ato nuk kanë për qëllim përmirësimin e sistemit politik të Turqisë.

    “Sistemi përfaqëson një ndryshim, një transformim në historinë demokratike të Turqisë”, ka thënë ai.

    Presidenti turk ka mohuar edhe akuzat se referendumi ka qenë një hap drejt diktaturës.

    “Aty ku ekzistojnë diktaturat, nuk nevojitet një sistem presidencial. Ne kemi kuti votimi këtu… demokracia fuqizohet nga populli. Quhet vullnet i popullit”, është shprehur presidenti turk.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark