Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti mbështetjen e tij për dënimin me vdekje, duke thënë se kthimi në fuqi i kësaj mase do të plotësonte dëshirat e shumicës së popullsisë në Turqi.
Në një miting që u mbajt të dielën në qytetin Gaziantep, Erdogan i tha qindra të pranishmëve se komentet e tij drejtoheshin edhe ndaj anëtarëve të parlamentit turk.
Erdogan, i cili shkoi në Gaziantep për t’i shprehur ngushëllime familjeve të 54 personave që u vranë fundjavën e kaluar në një dasëm banorësh kurdë, ka nxitur rivendosjen e dënimit me vdekje në Turqi, pas grushtit të dështuar të shtetit muajin e kaluar.