Presidenti i Turqisë i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke theksuar se votimi popullor i ditës së sotme, nuk është një votim i zakonshëm, tha se “në historinë e republikës janë kryer shumë votime në lidhje me sistemin parlamentar”.
“Kemi kryer disa votime popullore, por ky votim popullor është preferenca për transformim, për një sistemi të ri qeverisës, një ndryshim në Republikën e Turqisë. Unë shpresoj se populli do të hapë rrugën për një zhvillim shumë më të shpejtë në këtë proces ndryshimi”, ka thënë presidenti turk, Erdogan.
“Që nga 2002 jemi rritur 3 herë por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të zhvillohemi dhe të përparojmë shumë më shpejt. Shpresoj që këtë mbrëmje pas numërimit të votave populli ynë do të ketë zgjedhur preferencën që Turqia të ecë përpara. Unë kam besim tek sensi i përbashkët për demokraci i popullit tim dhe se ai me këtë sens të përbashkët do të ecë drejt kësaj të ardhmeje. Uroj përzemërsisht me falënderime dhe respekt popullin tim”, ka shtuar ai, raporton Anadolu Agency.
Erdogan shpreson në një pjesëmarrje serioze në referendum.