Erdogan rrëfen natën e “tmerrit”: Ja për sa minuta i shpëtova sulmit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan rrëfen natën e “tmerrit”: Ja për sa minuta i shpëtova sulmit

    Insajderi
    19 July 2016 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reccep Tayyp Erdogan, ka rrëfyer natën e 15 korrikut të këtij viti, kur Forcat e Armatosura të Turqisë sulmuan institucionet shtetërore, por edhe private, me synim rrëzimin e presidentit turk nga pushteti.

    Në një intervistë me televizionin amerikan CNN International, Erdogan ka treguar momentin e sulmit ndaj tij në Marmaris, kur ai po qëndronte për pushime.

    “Nëse do të qëndroja më shumë se 10 apo 15 minuta, do të më vrisnin apo do më merrnin peng”, ka thënë ai, njofton Insajderi.

    Duke iu adresuar mijëra njerëzve jashtë rezidencës së tij në Stamboll, presidenti turk ka folur për dënimin me vdekje, i cili mund të rikthehet në Turqi.

    “Nuk mund të anashkaloni kërkesat e popullit”, ka thënë shkurt presidenti i Turqisë.

    Erdogan i shpëtoi tentativës për grusht shtet të premten e 15 korrikut, pasi një grup i ushtrisë turke synonte largimin e tij nga pushteti. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark