Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka thënë se Ushtria amerikane është duke përkrahur grupet terroriste si ISIS-i dhe grupet militante kurde YPG dhe PYD.
“Ata na akuzonin neve se po e përkrahnim DAESH-in [Shtetin Islamik]”, tha ai në një konferencë për medie të martën në Ankara, raporton Reuters.
Erdogan është shprehur I bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e përkrahin Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.
“Tani ata I japin mbështetje grupeve terroriste përfshirë Daesh, YPG, PYD. Është shumë e qartë. Kemi evidencë të konfirmuar, me foto dhe me video”, ka thënë Erdogan. /Insajderi.com