Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raportohet se ka uruar kryeministrin turk për rezultatin në referendumin e sotëm në Turqi.
Sipas burimeve të Reuters, Erdogan është shprehur i lumtur për rezultatin që i jep rolit të presidentit kompetenca më të thella.
Në referendumin e sotëm, 51.24 për qind votuan pro ndryshimeve, dhe për këtë votim Erdogan përmes telefonit i ka thënë kryeministrit Binali Yıldırım se është krenar për mbështetjen e popullit. /Insajderi.com