Erdogan sot dorëzon çelsat e banesave për qytetarët e Laçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan sot dorëzon çelsat e banesave për qytetarët e Laçit

    Insajderi
    17 January 2022 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndroj sot në Tiranë.

    Flamujt e Turqisë janë vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, së bashku me flamujt e Shqipërisë.

    Në kuadër të vizitës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka marrë masa shtesë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore në Tiranë dhe qytete të tjera gjatë vizitës së presidentit turk.

    Gjatë vizitës së tij, Erdogan do të takohet me zyrtarët e lartë të vendit.

    Gjatë takimeve do të shqyrtohen në të gjitha dimensionet marrëdhëniet Turqi-Shqipëri në nivel të partneritetit strategjik dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

    Erdogan do të marr pjesë edhe në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga Turqia në qytetin e Laçit për familjet që u prekën nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

    Ai gjithashtu do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të punimeve restauruese në xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, e cila u restaurua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

    Pjesë e vizitës së presidentit të Turqisë është edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark