
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet një telefonate i ka thënë homolgut të tij rus, Vladimir Putin, se vazhdimi i “momentumit pozitiv” të arritur në bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll javë më parë do të kishte dobi për të dy palët, shkruan AlJazeera.
“Presidenti Erdogan, që theksoi nevojën për arritjen e një armëpushimi dhe rëndësinë e korridoreve humanitare, nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të bëj më të mirën e saj për të ndalur këto ngjarje të dëmshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e presidencës turke.
Ai përsëriti gjithashtu ofertën për të mirëpritur liderët e Rusisë dhe Ukrainë për bisedimet e paqes.
Të dielen, Erdogan gjithashtu kishte biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.