Erdogan thërret urgjent në telefon Zelenskiyn menjëherë pasi njoftoi për ndërprerjen e negociatave me Rusinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Erdogan thërret urgjent në telefon Zelenskiyn menjëherë pasi njoftoi për ndërprerjen e negociatave me Rusinë

    Insajderi
    24 April 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskiy.

    Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Rusi-Ukrainë dhe çështje që lidhen me procesin e negociatave., transmeton Insajderi.

    Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se duhet të sigurohet evakuimi i të plagosurve dhe civilëve nga Mariupoli, ku situata po bëhet më e trishtueshme dita-ditës.

    Duke shprehur se janë të gatshëm të japin të gjithë ndihmën që munden gjatë procesit të negociatave dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme, duke përfshirë edhe ndërmjetësimin, Presidenti Erdogan u shpreh se edhe çështjen e garantuesit e shohin pozitivisht në parim./Insajderi/

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark