Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli të martën për vdekjen e klerikut islamik në ekzil Fetullah Gylen, i akuzuar nga Turqia për orkestrimin e një përpjekjeje të dështuar për grusht shtet në vitin 2016, duke thënë se ai pati “vdekje të pandershme” dhe e krahasoi atë me “djall në formë njerëzore”.
Gylen vdiq të dielën pasi jetoi për një dekadë në SHBA në ekzil të vetë-imponuar. Ai ishte në të tetëdhjetat dhe kishte kohë që ishte në gjendje të keqe shëndetësore. Dikur aleat i Erdoganit, Gulen në fund u përshkrua nga ai si terrorist dhe Turqia goditi përkrahësit, shkollat dhe institutet e tij në mbarë botën, raporton AP, përcjell Insajderi.
“Ata që i kthyen fëmijët e kombit në skllevër të pamend nën maskën e shërbimit dhe bamirësisë, kanë përfunduar me vdekje të pandershme, të ngjashme me djajtë e tjerë në formë njerëzore gjatë historisë”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.
“Si shtet, ne do të vazhdojmë luftën tonë me vendosmëri derisa (lëvizja gyleniste) të eliminohet plotësisht”, shtoi ai.
Erdogan shtoi Gyleni vdiq pa u ndarë drejtësia për të “por ai nuk do të jetë në gjendje t’i shpëtojë drejtësisë hyjnore”. /Insajderi.org/