Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të vazhdojë luftën e vazhdueshme ndaj organizatave terroriste. Këtë Erdogan e tha gjatë ceremonisë së kremtimit të ditës botërore të pyjeve.
Erdogan u shpreh i gatshëm të luftojë edhe më tej organizatat terroriste që po veprojnë edhe brenda Turqisë.
“Për këtë shkak nga njëra anë e përjetojmë dhimbjen tonë dhe do ta vazhdojmë pandërprerë luftën tonë kundër terrorizmit, ndërsa nga ana tjetër nuk do të shkëputemi nga qëllimet tona, nuk do të mbetemi prapa nga realizimi i projekteve tona. Shteti ynë me të gjitha mundësitë e saj lufton kundër organizatave terroriste”, deklaroi presidenti turk.
Erdogan theksoi se “shteti ynë, me ushtarin, policin, me inteligjencën, me të gjitha mundësitë lufton kundër organizatave terroriste dhe forcave që qëndrojnë pas tyre”.
Turqia është tronditur nga sulmet e vazhdueshme terroriste në vend, i fundit ishte një shpërthim kamikaz në Stamboll që la dy njerëz të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur. /Insajderi.com