×
  • Sport
  • Euro 2024

    Erdogan u fut në dhomën e zhveshjes së Turqisë pas eliminimit nga Euro 2024- Çka iu tha lojtarëve dhe trajnerit?

    Insajderi
    08 July 2024 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja turke e futbollit ka përfunduar paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian Euro 2024, pas përballjes me Holandën në çerekfinale.

    Në këtë fazë Turqia u eliminua nga Holanda, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 2:1. Holanda përmbysi rezultatin shpejt, teksa turqit ishin në epërsi deri në minutën e 70′

    Pas ndeshjes, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, hyri në dhomën e zhveshjes, i shoqëruar nga ministri i Rinisë dhe Sporteve, Askın Bak, Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukekşi dhe anëtari i Bordit Drejtues të UEFA-s, Servet Yardımcı.

    Erdogan përgëzoi lojtarët, sipas mediave turke, duke i quajtur “kampionë”.

    “Urime të gjithëve. Pavarësisht këtij rezultati, ju jeni kampionët tanë. Jemi të lumtur me paraqitjet tuaja”, citohet të ketë thënë Erdogan.

    “Kjo skuadër ka një të ardhme. Tani për tani, unë besoj në një gjë të tillë. Ndodhi ajo që ndodhi, ne ishim ndër tetë më të mirët në Evropë”, citohet të ketë thënë tutje presidenti turk.

    Turqia kaloi grupin e vështirë me Portugalinë dhe Çekinë, ku më pas në 1/16-ën mposhti Austrinë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark