Erdogan uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan uron Osmanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    17 February 2025 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan ka shprehur urimet më të ngrohta për presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke theksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy shteteve.

    Ai ka ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës në fushën e afirmimit të saj ndërkombëtar, duke kujtuar se Turqia ishte një nga shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës.

    Presidenti Erdogan ka theksuar gjithashtu vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark