Erdogan vazhdon arrestimin e gazetarëve të Gylenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan vazhdon arrestimin e gazetarëve të Gylenit

    Insajderi
    30 July 2016 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në Stamboll ka vendosur që 17 gazetarë turq të arrestohen për lidhje me klerikun islamik, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Turqisë e fajëson për puçin e dështuar ushtarak.

    Gjykata tha se gazetarët ishin “anëtarë të grupit terrorist”, citon mediet turke gazeta britanike The Guardian.

    Gulen, i cili jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, dhe grupet e ndërlidhura me të, i kanë hedhur poshtë akuzat se janë terroristë dhe kanë thënë se ata nuk kanë asgjë të përbashkët me përpjekjen për puç më 15 korrik.

    gaja
    Veteranja e gazetarisë turke, Nazli Illicak,  njëra prej 17 gazetarëve të arrestuar

    Gjykata dje i ka liruar katër gazetarë të ndërlidhur me Gulenin, të cilët janë në favor të lirisë së mediave, por 17 të tjerë mbahen të arrestuar para se të filloj procesi lidhur me akuza për terror.

    Në mesin e këtyre reporterëve që janë të arrestuar, përfshihen edhe gazetari veteran, Nazli Ilicak, dhe ish-korrespondenti për gazetën Zaman, që është pro Gulenit, Hanin Busra Erdal.

    Në mesin e katër të liruarve është edhe komentatori i njohur, Bulent Mumay.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark