Presidenti aktual turk Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson për një pjesëmarrje të lartë të votuesve në rundin e dytë të zgjedhjeve për president të Turqisë që po mbahen të dielën.
Erdogan tha pas votimit se populli turk ka treguar një shembull të shkëlqyer të demokracisë në rundin e parë.
“Turqia tregoi një shembull të shkëlqyer të demokracisë me pjesëmarrjen e 90 për qind të popullsisë në rundin e parë. Unë besoj se vendi do të bëjë të njëjtën gjë edhe sot”, u tha Erdogan gazetarëve, raportojnë mediumet turke.
Rundi i dytë i zgjedhjeve për president të Turqisë ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në ora 8 me kohë lokale.
Erdogan po përballet me liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu.
Në rundin e parë dy javë më parë, Erdogani fitoi 49.52 për qind të votave, ndërsa Kilicdaroglu 44.88 për qind. Pjesëmarrja e votuesve ishte mbi 88 për qind