Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, e ka akuzuar sot gazetarin e burgosur turko-gjerman, Deniz Yucel, se është agjent i terrorizmit.
“Falë Zotit që është arrestuar” ka thënë Erdogan, deklarata këto që ka shumë mundësi që do të shkaktojnë mosmarrëveshje të mëtejme në Berlin për këtë incident.
Erdogan, i cili po fliste në një takim të një fondacioni islamik në Stamboll, tha se gazetari u gazetës gjermane “Die Welf’ Deniz Yucel, do të gjykohet nga gjyqësori i pavarur i Turqisë.
Yucel, i cili mban nënshtetësi të dyfishtë turke dhe gjermane, u arrestua nga autoritetet turke muajin që shkoi nën akuzat për propagandë në përkrahje të një organizate terroriste si dhe për nxitje të urrejtjes.