Erenestina Gjergji Halili merr çmimin ‘Gjergj Fishta’ - Insajderi
×
Kulturë

Erenestina Gjergji Halili merr çmimin ‘Gjergj Fishta’

Insajderi
31 October 2018 - 18:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Poetja dhe studiuesja Erenestina Gjergji Halili ka marrë një çmim në ‘Ditët e Letërsisë Shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Poetes i është atribuuar çmimi ‘Gjergj Fishta’ në poezi, në kuadër të këtij manifestimi, për ciklin poetik më përmbajtësor, paraqitur në Konkursin e Ditëve të Letërsisë për vitin 2018.

Poetesha Erenestina Gjergji Halili ka kryer studimet e larta universitare në Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë, si dhe kursin akademik të Gazetarisë.

Ajo është shquar si gazetare e televizionit dhe e mediave të shkruara, kryeredaktore e TVSH, udhëheqëse e producente e politikës. Sot mban gradën Doktor i Shkencave Filologjike dhe ligjëron në Universitetin nga ku nisi rrugëtimin akademik. /Kultplus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark