Erion Veliaj i vetëm në qeli – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardh detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj i vetëm në qeli – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardh detaje

    Insajderi
    14 February 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka zgjedhur të izolojë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, në një qeli, duke e mbajtur totalisht të vetmuar me të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë.

    Veliaj është akomoduar në paraburgimin e Durrësit, ku sipas gazetarit te Ora News Elton Qyno, administrata e këtij institucioni kishte mundësuar një dhomë personale për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    Sipas burimeve pranë IEVP-së Durrës, Veliaj do qëndrojë i vetëm në qeli për një periudhë kohe, deri në kryerjen e një analize risku mbi gjendjen shëndetësore të tij dhe gjendjen e rrezikut në raport me personat e tjerë në burg.

    Kjo kohë është periudha e “Observimit”, thanë burimet pranë burgut të Durrësit, të cilët konfirmuan se gjatë kësaj kohe do kryhet dhe vizita e mjekut dhe përmbushet kartela e personit të arrestuar.

    Në ditën e parë, vetë kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, nuk ka shfaqur asnjë kërkesë personalë për sjelljen e ndonjë sendi të domosdoshëm që i nevojitet në burg.

    Veliaj, u arrestua tre ditë më parë me kërkesë të prokurorisë së Posaçme SPAK, duke u akuzuar për “Korrupsion pasiv ndaj funksionarit të zgjedhur” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark