Erion Veliaj kaloi natën në qeli, një vizitor ia dërgon këtë libër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj kaloi natën në qeli, një vizitor ia dërgon këtë libër

    Insajderi
    11 February 2025 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka kaluar natën në qeli pasi u arrestua mesditën e djeshme (10 shkurt) në zyrën e tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

    Kryebashkiaku është vizituar mëngjesin e sotëm nga Alban Dokushi, Drejtor i përgjithshëm, pranë Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit pranë Bashkisë së Tiranës, i cili e ka shoqëruar më parë Veliajn në SPAK, kur është thirrur për t’u marrë në pyetje.

    Zyrtari i Bashkisë shihet duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim, raporton Panorama.

    Gjithashtu në bllokun e sigurisë “Mine Peza” është paraqitur edhe avokati i tij, Henrik Ligori.

    Erion Veliaj do të paraqitet nesër (12 Shkurt) në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark