Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar, mbahet sot seanca në GJKKO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj kërkon kthimin e celularit të sekuestruar, mbahet sot seanca në GJKKO

    Insajderi
    04 March 2025 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari i Posaçëm, Erion Bani, do të shqyrtojë sot një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për kthimin e një aparati telefonik celular.

    Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se pajisja elektronike i është sekuestruar Veliajt nga agjentët e BKH në momentin e arrestimit, por kryebashkiaku pretendon se veprimi është i paligjshëm.

    Seanca në Gjykatën e Posaçme pritet të nisë në oren 09:00 të mëngjesit të sotëm.

    Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për disa akuza si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.

    Po ashtu fillimisht për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën u vendos masa e ‘arrestit në shtëpi’, por më pas GJKKO vendosi që kjo masë të lehtësohej në ‘detyrim paraqitje’.

    Kujtojmë se Veliaj është shprehur se është i pafajshëm dhe arrestimi i tij është i paligjshëm, me qëllim për ta goditur politikisht./


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark