×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj kërkon votën e pensionistëve me atlete 1300 dollarë

    Insajderi
    12 April 2021 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shfaq në një takim në krah të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar votën e të moshuarve në kryeqytet.

    Por në sy të komentuesve ranë sidomos atletet e tij të shtrenjta.

    Nga një kërkim i shpejtë në internet zbulon se Veliaj mbante të veshura një palë atlete të markës Adidas Yeezy, me një vlerë prej të paktën 1342 dollarë.

    Ironia është se atletet që mbante veshur Veliaj kushtojnë mbi shtatë-tetë herë më shumë se pensioni mujor i të moshuarve.

    Kjo nuk është hera e parë kur Veliaj fotografohet në publik me veshje të shtrenjta të markave luksoze. Edhe pse ai preferon që të duket sportiv dhe kazual, kjo e ka ekspozuar më shumë pasi tani markat e veshjeve të shtrenjta janë më të dukshme.

    Jemi të sigurt se njëlloj si edhe dasmën e tij, edhe atletet e shtrenjta nuk ia kanë siguruar lejet të ndërtimit apo tenderat pa garë. Me shumë gjasë ato janë blerë me kursimet nga pensioni i mamasë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark