Ermira Mehmeti do te largohet përfundimisht nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Lajmi behet i ditur nga Lajmpress. Portali nga Shkupi ka mësuar se pas dy javësh Ermira Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e Shkupit. Vendimi do të nënshkruhet nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi.
Ermira Mehmeti është e njohur në opinionin politik që nga viti 2002. Per një kohë të gjatë ajo ka punuar si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmetit dhe e ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferi.
Më pas u bë deputete në Parlamentin e Maqedonisë dhe u angazhua në pozitat më të larta në parti. Disa jave me pare ne disa media u publikuan disa audiopergjime, te prerenduara si biseda intime mes zonjes Mehmeti dhe zv/kryeministrit Xhaferri.