×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ermonela Jaho : Lotët e mi në skenë janë të vërtetë

    Insajderi
    12 November 2016 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një intervistë e shkurtër e Ermonela Jahos për Euronews tregon më shumë mbi sopranon shqiptare e cila po prekë skenat e mëdha të botës.

    Jaho, së fundmi e pranishme në Francë, tregon se opera është shndërruar si terapi në jetën e saj.

    “Puna ime nuk është vetëm punë, por terapi. Është një katarsis. CD paraqitje e konsideroj si të parën dhe të fundën e jetës sime. Kësisoj, pritjet e mia janë zero dhe ndaloj së menduari çka të tjerët mendojnë mbi këndimin tim. Ky është momenti im, i them vetes” tregon Ermonela Jaho.

    Ajo është në Paris ku po luan në Contes d`Hoffmann, e përgjatë këtij muaji do të jetë në këtë repertor me rolin e Antonias, shkruan KultPlus.

    Ermonela, në rolin e Antonias është duartrokitur e uruar për rolin e saj. Videot e ndryshme në Twitter tregojnë admirimin për Ermonelën dhe rolin e saj.

    Antonia, roli që luan Ermonela, vjen në aktin e dytë. Antonia provon ta dashurojë personazhin kryesor.

    “Nuk e harroj anën racionale. Jam këngëtare e cila gjithmonë është munduar të jetë sa më e vërtetë, pa humbur kontrollin. Me punën time, e ruaj origjinalitetin dhe kontrollin. Lotët e mi në skenë janë të vërtetë” tregon Ermonela.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark