Ermonela Jaho nderohet me “Nderi i Kombit” - Insajderi
×
Kulturë

Ermonela Jaho nderohet me “Nderi i Kombit”

Insajderi
14 June 2017 - 15:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Të duash vendin tënd nuk do të thotë të bërtasësh në disa momente emocionale, por ti dedikohesh me qetësi dhe qëndrueshmëri përgjatë gjithë jetës tende”, ka thënë Jaho.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndarë medaljen “Nderi i Kombit”, për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e cila nuk ishte e pranishme për të pranuar medaljen, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht për këtë medalje, vetë Jaho ka shkruar në rrjetin social facebook. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e saj.

Duke kerkuar ndjese per pamundesine per te qene fizikisht ne ceremoni, dua te falenderoj presidentin Bujar Nishani per nderimin qe me beri permes kesaj medalje. Te gjithe ne shqipetaret perfaqesojme kombin tone ngado qe punojme dhe jetojme. “Te duash vendin tend nuk do te thote te bertasesh ne disa momente emocionale por ti dedikoesh me qetesi dhe qendrueshmeri pergjat gjithe jetes tende”… Ja dedikoje kete titull te rendesishem prinderve te mije te mrekullueshem, te cilet me rriten me dashuri ne zemer per vendin tim dhe qe rrenjosen tek une vlerat e verteta per jeten. Ju falenderoj edhe nje here per vleresimin


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark