Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, gjatë kësaj video të shkurtër ka kujtuar momentet kur ka luajtur në operën “Madama Batterfly” në Shqipëri dhe emocionet që i kishte dhënë ajo shfaqje, përcjell KultPlus.
Ermonela Jaho, ka ndarë një pjesë të kohës së saj për të biseduar me publikun shqiptarë nga dhoma e saj në Royal Opera House, në prag të shfaqjes së shumëpritur nga publiku londinez “Madama Butterfly”, shkruan KultPlus.
“Përshëndetje publikut tim shqiptarë nga Londra. Këtu jam në dhomën time në Royal Opera House, duke u përgatitur për Madama Butterfly. Pikërisht në këto momente pas një dite shumë të gjatë provash që kam pasur për këtë rol, ai më dërgon mbrapa dhe më kujton shumë ato momentet e bukura që i kam kaluar pikërisht me “Madama Batterfly”, në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, ka thënë ajo në një intervistë për emisionin “E diell” në Top Channel.
“Një publik i mrekullueshëm që më mbështeti dhe më dha kaq shumë dashuri e cila më kishte munguar prej shumë vitesh”, është shprehur ajo.