Kujtojmë se para disa kohësh edhe Veton Nurkollari nga DokuFest nuk kishte mundur të udhëtonte për shkak të refuzimit të vizës në një prej shteteve evropiane.
Ambasada Gjermane në Kosovë ia ka refuzuar vizën Eroll Bilibanit i cili ka qenë i ftuar zyrtarisht nga Festivali i Berlinit.
Bilibani, pjesë e Festivalit Dokufest, tregon se ka qenë zyrtarisht i ftuar në Berlinale, por atij i është refuzuar viza si arsye e fondeve të pamjaftueshme edhe pse posedon disa viza në pasaportë.
“Kam qenë i ftuar me ftesë zyrtare dhe emri im figuron në faqen e Berlinale, Ambasada Gjermane ma kanë dhënë një letër, ku thuhet se nuk kam fonde të mjaftueshme përkundër faktit se kam pasur disa viza një vjeçare”, ka thënë Bilibani.
Bilibani ka tha se ka qenë pjesëmarrës edhe vitet e kaluara, ndërsa këtë vit ka qenë pjesëmarrës aktiv në Meet the Docs, të organizuar nga European Documentary Network.
“Meet the Docs iu jep mundësinë festivaleve të selektuara me i taku vendimmarrësit, regjisorët dhe profesionistë e industrisë së filmit”, theksoi Bilibani.
Megjithatë, Bilibani edhe pse është refuzuar për pjesëmarrje në Berlinale, ka bërë një kërkesë për të gjithë miqtë e tij në Facebook.
“Nëse je qytetar i EU-së dhe dëshiron të ndihmosh, mos u bë i turpshëm, merr dy minuta kohë dhe shkruaju ambasadorëve të shtetit tënd në Kosovë, asaj Ambasade, për ta mbështetur liberalizimin e vizave në Kosovë. Ta integrojmë shtetin e fundit në Evropë i cili ka mbetur në geto” ka shkruar Bilibani.
Kujtojmë se para disa kohësh edhe Veton Nurkollari nga DokuFest nuk kishte mundur të udhëtonte për shkak të refuzimit të vizës në një prej shteteve evropiane.