Një pjesë e komunave të Kosovës kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për festën e Vitit të Ri.
Fshati Ratkoc në Rahovec ka publikuar pamje, ku shihet se është kapluar nga errësira e plotë si shkak i mungesës së energjisë elektrike.
“Fshati Ratkoc në TERR, nata e vitit të ri 2025!”, thuhet në mbishkrimin e fotografive të shpërndara në ‘Facebook’ në faqen e këtij fshati.
Kryeministri Kurti ka vazhduar të insistojë se nuk është mungesa e rrymës që po çon në problemin me furnizim të rregullt me energji elektrike. Sipas tij, kjo po ndodh si shkak i konsumit të lartë të konsumatorëve. /Insajderi.org/