×
  • Lajme
  • Lajme

    Ersan Qavolli, Prokurori që i prin garës për në krye të organit të akuzës në Pejë

    Insajderi
    17 December 2024 - 22:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori Ersan Qavolli po i prin garës për kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës.

    Qavolli ka grumbulluar gjithsej 91.8 pikë në intervistën për Kryeprokuror të Pejës, shkruan Insajderi.

    Pas tij qëndrojnë Lumturije Vuçetaj me 88 pikë dhe Sanije Gashi- Seferi me 71 sosh.

    Ersan Qavolli është Prokurori i Krimeve të Rënda që për shumë vite angazhim në organin e akuzës në Pejë ka hetuar raste të rënda e shkatërruar grupe fortë të organizuara kriminale si ato të mbjelljes së plantacioneve të drogës.

    Për këtë iu kërcënua edhe familja, por nuk u ndal. Ka futur në burg edhe grupe që lëshonin para me fajde.

    I ri në moshë, por jo në përvojë. I njohur nga publiku, por emër më i njohur në mesin e grupeve kriminale si emër i frikshëm për ta. Ky është Ersan Qavolli, Prokurori i Krimeve të Rënda në organin e akuzës në Pejë, emrit të së cilit i frikësohen ata që e thyejnë ligjin, e në veçanti ata që merren me krim të organizuar. Ersan Qavolli aktualisht mbanë edhe pozitën: Zëvëndëskryeprokuror në Pejë. Aq i frikësohen sa këtë vit, pasi që ai dhe hetimet që kreu rezultuan në shkatërrimin e tri plantacioneve të drogës në Republikën e Kosovës, tentuan ta godisnin personalisht.

    Ai dhe familja e tij ishin kërcënuar nga persona që operacionet që ai organizo dërguan në shkatërrimin e një are të madhe me kanabis- iu shkaktuan humbje milionësh dilerëve të drogës.

    Më vonë këta persona do të arrestoheshin, por as kërcënimi nuk e kishte zmbrapsur.

    Këtë vit, nën drejtimin e tij, nga Policia dhe organe tjera të zbatimit të ligjit është shkatërruar një plantacion prej 5 milionë eurosh drogë gati për përpunim për treg. Në këtë rast ai arriti të identifikonte 9 të dyshuar, e dy prej tyre tashmë janë kapur nga Shqipëria me urdhër të Prokurorit Qavolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark