Erza Muçolli këndon në OKB, para yjeve botërore - Insajderi
×
Kulturë

Erza Muçolli këndon në OKB, para yjeve botërore

Insajderi
14 December 2016 - 12:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Erza Muçolli, shqiptarja e cila po bënë karrierë në Francë, njihet për performancat e saj të fuqishme ku qysh në paraqitjen e saj të parë ajo fitoi zemrën e publikut.

Ajo para disa ditësh ka kënduar në 70 vjetorin e UNICEF-it, i cili është festuar në një nga zyret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, shkruan KultPlus.

Erza Muçolli, ka kënduar me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’, në prani të shumë yjeve botërore si aktorët Orlando Bloom, Jackie Chan dhe David Beckham dhe personalitete të tjera  shqiptare.

Një gjë e tillë e ka bërë krenare edhe konsullen e Kosovës në Neë York, Teuta Sahatçiun e cila në llogarinë e saj në facebook e ka publikuar videon teksa performon Erza, ku është shprehur shumë krenare.

“Erza Muçolli duke kënduar me grupin e fëmijëve në OKB me rastin e 70-të vjetorit të Unicef. Erza përshëndeti në shqip audiencën. Të lumtë Erza, më bëre krenare”, ka shkruar Teuta Sahatçiu.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/teuta.sahatqija/videos/1351672448178900/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark