Escobar dhe Lajçak bëjnë thirrje për lirimin e tre policëve: Të lirohen menjëherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar dhe Lajçak bëjnë thirrje për lirimin e tre policëve: Të lirohen menjëherë

    Insajderi
    20 June 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari Special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar nga Washingtoni kanë folur për tensionet e fundit në Kosovë.

    Pjesë e këtij diskutimi ka qenë edhe lirimi i policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe në komunën e Leposaviqit.

    Lidhur me këtë çështje, Escobar dhe Lajçak janë pyetur lidhur me faktin nëse ka një afat për lirimin e tyre. Escobar lidhur me këtë ka thënë se ata duhet të lirohen “menjëherë”.

    “Do të thoja menjëherë. Pavarësisht a janë kidnapuar ose e kanë gjetur vetën gabimisht në territorin e Serbisë, ata nuk kishin qëllim të ishin atje dhe kështu ata duhet të kthehen në familjet e tyre menjëherë”, tha Essobar.

    “E ndaj mendimin e njëjtë”, tha Lajçak i pyetur se çfarë mendon lidhur me këtë çështje.

    Në anën tjetër, është përmendur se Kosova dhe Serbia duhet të deeskalojnë situatën dhe të kthehen në dialog.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark