I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani, trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës.
Ai këto komente i bëri pas takimit që zhvilloj me presidenten Osmani.
“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Escobar.