Escobar: E trishtueshme kjo që po ndodh në PD - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: E trishtueshme kjo që po ndodh në PD

    Insajderi
    14 April 2022 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për median greke Tovvima zhvillimet politike që po ndodhin në PD, duke thënë se është e trishtë ajo që po ndodh.

    Sipas Escobar, PD-ja, por edhe populli shqiptar duhet të refuzojnë të shkuarën (referuar Berishës), në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”. 

    “E kapa duke me tradhtuar”, Bujar Qamili në një rrëfim ndryshe rrëfen si u…

    “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që i ndodhi PD në këtë moment. Shpresoj që anëtarët e PD dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, tha ai duke dalë kështu kundër Sali Berishës, pas shpalljes së tij non-grata nga SHBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark