I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online për media ka folur lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, pas kidnapimit të tre policëve kuiftarë të Kosovës nga forcat serbe më 14 qershor.
Lidhur me kidnapimin e policëve të Kosovës nga forcat Serbe ai ka thënë se do të mbajnë një fjalim pasi t’i kenë të gjitha provat dhe të zbardhet i tërë rasti “që të kuptohet se a kanë hyrë policët e Kosovës në Serbi apo kanë qenë trupat serbe ato që kanë hyrë në Kosovë dhe i kanë marrë policët e Kosovës.
”Duke ju referuar ve ndodhjes së veturës zyrtare të policisë se Kosovës, e gjetur në Bare, Escobar tha që kjo vetëm konfirmon që “Makina nuk ka kaluar në Serbi, jemi ende në pritje për më shumë informacione”, tha ai.
Mirëpo, Escobar theksoi se këta policë duhet të lirohen pa asnjë kusht.
“Është shumë e qartë se këta policë ose janë marrë nga Serbia ose janë dërguar në Serbi dhe duhet të lirohen pa asnjë kusht”-shtoi ai.
Ndër të tjera Escobar ka thënë se ata që refuzojnë partneritetin me SHBA-në do të kenë pasoja.
“Ata që refuzojnë partneritetin, do të përballen me pasojat”, ka thënë Escobar.
Ai ka thënë se nuk është me vend përdorimi i fjalës “sanksion”, kur është pyetur për masat që SHBA-ja mund të marrë në rast se Kosova dhe Serbia nuk marrin vendime që do të çojnë në de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës.