Escobar: Kemi sinjale se Vuçiq është gati t’i pranojë tre pikat e BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar: Kemi sinjale se Vuçiq është gati t’i pranojë tre pikat e BE-së

    Insajderi
    08 July 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklauar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm ta pranojë planin trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian.

    Ai tha se kjo vshtë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë.

    “Ne kemi indikacione pozitive se presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri Kurti duhet të bindet pak më shumë”, tha Escobar.

    I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

    “Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura që do të humbasin të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë largim nga partnerët dhe partnerët e ngushtë ndërkombëtarë në rajon dhe largimi i Serbisë nga hyrja në BE.

    “ Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”, përfundoi Escobar.

    Këto deklarata Escobaer i bëri para pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dubrovnikut në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri Euro-Atlantik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark