Escobar: Marrëdhëniet SHBA-Serbi nuk duhet të jenë kërcënim për askënd, partner strategjik duam ta kemi edhe Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar: Marrëdhëniet SHBA-Serbi nuk duhet të jenë kërcënim për askënd, partner strategjik duam ta kemi edhe Kosovën

    Insajderi
    11 June 2023 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “marrëdhënie të forta” me Serbinë për 140 vite dhe këto marrëdhënie nuk kanë qenë të mira “vetëm në vitet e Millosheviqit”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Gabriel Escobar.

    Escobar tha se përmirësimi ose ngritja e marrëdhënieve ShBA-Serbi “nuk duhet të jetë kërcënuese për ndokënd”.

    “Sa i përket marrëdhënieve tona me Serbinë, për 140 vite Shtetet e Bashkura kanë gëzuar marrëdhënie të forta me Serbinë. Në krejt këtë kohë ka qenë marrëdhënie pozitive përveç në vitet e Millosheviqit. Pra, kjo ishte periudha e vetme kur ShBA dhe Serbia nuk ishin miq të ngushtë. Sa i përket anës amerikane, dera është e hapur për të rithemeluar këtë marrëdhënie, por në të njëjtën kohë marrëdhënia jonë me Serbinë nuk duhet ta kërcënojë askënd tjetër.

    Ne vazhdojmë të kemi partneritete të forta strategjike me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë duam marrëdhënie të njëjtë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Pra, ne duam që Serbia të jetë më fuqishëm e vendosur brenda komunitetit me miq që SHBA ka në Evropë”, tha Gabriel Escobar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark