Escobar në Qeveri, nis takimin me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar në Qeveri, nis takimin me Kurtin

    Insajderi
    14 March 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë, ndërkaq sipas agjendës, nuk është paralajmëruar deklarim për media. Escobar po zhvillon një vizitë dyditore në Kosovë, për të diskutuar mbi çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Zëvendësndihmës Sekretari amerikan është takuar me presidenten Vjosa Osmani të mërkurën, ndërsa gjatë ditës së sotme ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi kryeministri i Kosovës kërkoi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit.

    Duke folur për atë se çka u diskutua në takim, Escobar e ka quajtur vendim të rëndësishëm atë të Qeverisë kosovare për të urdhëruar Agjencinë Kadastrale që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses.

    “Vendimi i sotëm për Manastirin, sa ishte i vështirë është edhe i rëndësishëm, dhe i falënderoj institucionet për këtë hap” – nisi fjalën e tij Escobar në konferencën e përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani.

    Para nisjes në Kosovë, në një konferencë online, zyrtari amerikan e ka quajtur vendim “katastrofal” dhe “jo kompetent”, rregulloren e BQK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark