Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kyç për integrim në BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kyç për integrim në BE

    Insajderi
    25 February 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për stabilitetin rajonal dhe evropian, ka thënë zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar në një intervistë për median malaziase “Mina News”, përcjell Insajderi.

    Krejt kjo bëhet në veçanti e rëndësishme në kontekstin e agresionit brutal rus në Ukrainë, dhe për ndikimet e tjera malinje “që shohin të krijojnë ndarje”.

    Andaj, thotë ai, një marrëveshje ndërmjet palëve në dritën e propozimit të ri evropian me iniciativë evorpiano-amerikane “hap dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Serbisë dhe Kosovës në BE si dhe kontribuon në stabilitet dhe prosperitet anëegjerë Ballkanit Perëndimor”.

    Të hënën mbahet takimi i Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçqi, ku pritet që “zyrtarisht dhe publikisht” të pranojnë propozim/planin evropian për normalizim të marrëdhënieve. Nga kjo marrëveshje pritet të burojë njohja “de facto” e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, ndërsa Kosova të pranojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe./Insajderi/.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark