Escobar: Populli i Kosovës janë shumë pro-amerikanë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: Populli i Kosovës janë shumë pro-amerikanë

    Insajderi
    21 May 2024 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.

    Në një intervistë të dhënë për Atlantic Council, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar raport të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo lidhje është e pandryshueshme.

    “Mbetemi shumë pro-Kosovës dhe kudo që kam udhëtuar kam ndjerë një ndjenjë të ngrohtë reciprociteti, ata janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona”, u shpreh ai.

    Escobar përmendi sfidat që kanë hasur të dy vendet në lidhje me politikën rajonale dhe bashkëpunimin për të avancuar interesat kombëtare të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark