Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar të mërkurën në Beograd edhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Sipas zyrës së Bërnabiqit, ajo e ka konsideruar me rëndësi “zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara tashmë dhe zbatimin e tyre në teren”.
Sipas zyrës së saj, Bërnabiq e ka vënë theksin se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Vetë Escobar ka thënë të martën për Radion Evropa e Lirë se punët për formim të Asociacionit duhet të nisin shpejt.
Në takimin e zhvilluar mes Escobarit, Vuçiqit dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është thënë të jetë diskutuar për situatën në veri të Kosovës dhe heqjen e barrikadave përmes rrugëve diplomatike.