Escobar në Prishtinë, takon krerët e partive opozitare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar në Prishtinë, takon krerët e partive opozitare

    Insajderi
    13 December 2022 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të tretën herë, Gabriel Escobar do t’i mbledhë sot në një takim të përbashkët krerët e opozitës në Kosovë

    Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së, mëngjesin e sotëm do të priten në takim në Ambasadën Amerikanë të Prishtinë nga emisari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Takimi ishte thirrur nga Këshilltari i DASh-it, Derek Chollet, por i njëjti anuloi krejt në fund ardhjen e tij në Kosovë, pasi siç njoftoi vetë, rezultoi pozitiv në testin për Covid.

    Me Escobarin dhe krerët e partive opozitare, në takimin që nis nga ora 8 e mëngjesit, do të jetë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

    Gabriel Escobar ka arritur në fundjavë në Kosovë, derisa ka zhvilluar takime edhe me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

    Escobar takime të ngjashme pune me krerët e opozitës ka zhvilluar edhe në dy herët e tjera kur ka vizituar Kosovën, gjatë këtij viti.

    Vizita e emisarit amerikan zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku janë vendosur edhe barrikadat nga banorët serb lokal. Po ashtu, në ditët e fundit janë raportuar edhe shpërthime të ndryshme në veri dhe sulme me armë zjarri nga persona me maska.

    SHBA-ja, përmes një reagimi të përbashkët të ambasadorëve në Prishtine e Beograd, të dielën kanë kërkuar që barrikadat e vendosura në veri të largohen menjëherë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark