Në mesin e 60 mijë veteranëve të UÇK-së është përmendur edhe emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.
Për të, pati shumë debat dhe përplasje mes komandantësh se a ka qenë në luftë Albin Kurti? A ka qenë pjesë e UÇK-së?
I fundit që riktheu këtë debat është Komandanti i Koshares, Rrustem Berisha duke thënë se Kurti s’ka si me qenë pjesë e UÇK-së.
Ndërsa një komantan i lartë i UÇK-së muaj më parë kishte thënë se Kurtin e ka pas bashkëluftëtarë.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka thënë se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtarë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Po ashtu edhe Ish kryetari i OVL-UÇK Faik Fazliu ka thënë se Albin Kurti është “veteran luftëtar” dhe se kjo listë është nënshkruar nga Adem Demaçi./Gazeta Insajderi/