×
  • Lajme
  • Lajme

    Është arrestuar në Bullgari- Si ishte rrahur Hasan Krasniqi me fqinjin e tij një vit më parë

    Insajderi
    01 March 2024 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hasan Krasniqi, kryeshef i KRU “Gjakova” është arrestuar në Bullgari. Ndaj tij kishte urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga policia italiane. Krasniqi po akuzohet për trafikim me qenie njerëzore.

    Në dosjen e Interpolit të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se Krasniqi është marrë me kontrabandimin e njerëzve me dokumente të falsifikuara.

    Dosja e Interpolit thotë se një prej mënyrave që ai dyshohet ta ketë përdorur  dhënien e vizave Shengen dhe leje qëndrimin ishte duke i prezantuar ata si anëtarë të klubeve sportive, por që policia italiane dyshohet se ato nuk ishin lëshuar në mënyrë të rregullt nga organizatat sportive. Sipas dosjes, kjo ka qenë mënyra se si ai i ka futur brenda zonës Shengen njerëzit që nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt.

    Por, si ishte rrahur para një viti kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi me fqinjin, duke e pësuar edhe gruaja e tij.

    Në maj të vitit të kaluar Hasan Krasniqi, ishte përfshirë në një përleshje fizike me fqinjin e tij. Nga rrahja e tij me komshiun e kishte pësuar edhe gruaja e tij, e cila kishte tentuar të ndërhynte mes tyre.

    Sipas pamjeve të publikuara në media, Krasniqi dhe komshiu i tij kishin filluar të bisedonin mes vete e më pas gruaja e Hasan Krasniqit kishte tentuar që ta largojë bashkëshortin nga vendi i ngjarjes. Nga aty ai niset sërish në drejtim të të dyshuarit tjetër, por gruaja i del sërish përpara dhe e pëson.

    Në fund, shihet se si i dyshuari Sharani, sulmon fizikisht edhe disa herë Krasniqin, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes.

    Policia për rastin e rrahjes së Krasniqit kishte hetimet në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Krasniqi ishte intervistuar në cilësinë e viktimës, përkundër që dëshmohej edhe në pamje se edhe ai ishte përfshirë në rast.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark